Transmetuar më 07-11-2019, 11:35

Reperi i njohur T.I. i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij. Ai detyron vajzën e tij 18-vjeçare që të shkojë për vizitë tek gjinekologu çdo vit për të bërë testin e virgjërisë.

Muzikanti e dha këtë deklaratë në emisionin "Ladies Like Us", ku tha se e çon vajzën Deyjah Harris tek mjeku pasi feston ditëlindjen.

"Zakonisht, ditën pas festës së ditëlindjes, kur ajo po shijon dhuratat, unë i vendos një shënim në derë: "Gjinekologu. Nesër 9:30", tha ai.

Këto vizita nisën pasi Deyjah mbushi 16 vjeçe. Kjo pjesë u shkëput nga podcasti dhe u bë virale në rrjete sociale ku të gjithë e gjykonin T.I për veprimin..

"Është abuzive të kontrollosh himenin e vajzës dhe çdo mjek që mori pjesë në këtë veprim duhet të humbë licensën", shkruajti në Twitter shkrimtarja Ijeoma Oluo.

Disa prej hiteve të T.I janë You (Be There); Black Man etj.