Transmetuar më 07-11-2019, 09:48

Disa studiues nga Universitetet e Teksasit dhe Oklahoma kanë realizuar një studim ku thuhet se thashethemet janë të mira për shëndetin.

Sipas analizës thuhet se kushdo që e bën këtë arrin të shkarkojë energjinë e tij negative dhe të fitojë qetësi dhe paqe.

Biseda joserioze gjeneron kënaqësi, të krahasueshme me atë që ne përjetojmë, përshemull të hahet diçka e mirë, dhe për më tepër pa kalori.

Gjithçka fillon nga larg, ose më saktë nga praktika e primatëve, si një mekanizëm me njëri-tjetrin që ata të mbanin grupin së bashku, duke bërë thashetheme.

Prandaj, tashmë mos u ndjeni keq kur bëni thashetheme, sepse sipas studimit është e mirë për shëndetin tuaj!/b.l/noa.al/