Dy murgesha kthehen nga misioni shtatzëna, siklet në Vatikan
Transmetuar më 07-11-2019, 09:16

Pas rastit të një murgeshe në provincën e Messina të Italisë, e cila zbuloi se ishte shtatzënë pas një udhëtimi në Afrikë, një episod i tjetër vjen nga Siçilia, duke vënë në siklet Vatikanin.

Dy murgeshat rezulton se kishin qenë me mision në Afrikë dhe zbuluan shtatzënitë, pasi u kthyen në Itali. Ngjarjet në fjalë kanë bërë jehonë në të gjithë botën, ku mediat po flasin rreth tyre.

Rasti i parë ka të bëjë me një murgeshë e cila i përket urdhrit të Messinese. Murgesha u transferua në Palermo për tu përgatitur për shtatzëninë dhe me gjasë do të braktisë jetën kishtare, për të rritur fëmijën që mban në bark.

Rasti i dytë ka të bëjë me një murgeshë e cila sapo ishte kthyer nga Madagaskari, e cila pasi pati dhimbje të forta barku, u dërgua në spital ku u mësua se shte shtatzënë. Murgesha punonte në një qendër për të moshuarit dhe pas mësimit për shrtatzëninë, nuk dihet se si do të veprojë.

Lidhur me këto raste Vatikani doli me deklaratë duke thënë se, “Që të dyja murgeshat kanë kryer marrëdhënie seksuale në vendet e tyre të origjinës. Ka rregulla strikte të cilat janë shkelur, por tashmë më e rëndësishmja është shëndeti i fëmiojëve që presin”. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...