Transmetuar më 07-11-2019, 09:14

Edhe pse nuk jeton më ai vazhdon të bëjë të lumtur fansat e tij me punën dhe zërin e tij. Së fundmi është publikuar për të parën herë në BBC Radio 2 një këngë e padëgjuar më parë e George Michael.

E titulluar This Is How (We Want You To Get High), melodia e këndshme dhe tërheqëse u incizua gjatë regjistrimeve përfundimtare të studios së yllit në vitin 2015.

Përmes fjalëve të tekstit tregohet se si prindërit kalojnë zakonet e tyre më të këqija, me George duke thënë “Unë gjithmonë do të përpiqem ta rregulloj jetën time”.

DJ Zoe Ball i Radio 2 tha se u emocionua shumë me të dëgjuar këngën. “Absolutisht e bukur”.

George u nd nga jeta tre vite më pare. Ai u gjet i vdekur në ditën e Krishtëlindjeve në vitin 2016 në shtëpinë e tij në Goring, Oxfordshire. Kënga e tij më e popullarizuar dhe hiti i tij i përjetshëm është ‘Last Christmas’./b.l/noa.al/