Transmetuar më 07-11-2019, 09:00

Vitin e kaluar, këngëtarja Maja Aliçkaj u bë nënë për herë të parë. Maya solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin Jonas.

Këngëtarja ka qenë shumë e rezervuar kur vjen puna tek jeta private dhe vogëlushin e ka ruajtur larg rrjeteve sociale.

Mirëpo e ftuar këtë të mërkurë në "Ftesë në 5", Maja ka bërë publike për herë të parë disa fotografi të djalit e duke i treguar paksa fytyrën e tij engjëllore.

Maja tregoi se djalin gjatë kësaj periudhe e ka mbajtur vetë dhe në rastet kur ka pasur koncert e ka mbajtur bashkëshorti. Ajo tha gjithashtu se i biri i ka ngjarjë asaj dhe se sytë i ka të shkruar.

Pyetjes se nëse do të bëjë një festë të madhe për ditëlindjen e djalit, këngëtarja tha se nuk dihet ende gati, për shkak se kanë pësuar një humbje të madhe familjare.

Kujtojmë se këngëtarja e njohur vlonjate, pak kohë më parë ka humbur vëllanë.