Një tërmet lëkund Korçën pas mesnate
Transmetuar më 07-11-2019, 00:41

Një tjetër tërmet lëkundi Korçën, pak pas mesnatës së sotme.

Tërmeti u regjistrua në orën 00.02 duke hyrë e enjtja me magnitudën 3.4 ballë të shkallës Rihter.

Burime zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave thanë për noa.al se epiqendra e këtij tërmeti ishte në Nikolicë të Korçës.

Tërmeti kishte thellësi 12 km dhe u ndje në Korçë dhe më gjerësisht në juglindje të vendit.

Loading...
Loading...