Transmetuar më 06-11-2019, 22:43

Ish-deputeti Asllan Dogjani jep alarmin për situatën kriminale në vend.

Sipas tij janë shtuar shumë vrasjet me pagesë saqë edhe çmimi ka rënë.

“Janë shtuar shumë vrasjet me pagesë saqë ka rënë edhe çmimi, kjo është për të vënë duart në kokë”.

Dogjani i cili ka qenë edhe drejtuesi i Policisë, thekson se shteti i di se ku janë autorët e atentatit ndaj makinës së prokurorit Ndoj, por nuk do t’i kapë, pasi vetë shteti sipas tij është i kapur nga këta kriminelë.

“Shteti i di se kush janë, kur do shteti i kap për 24 orë, por kur del kryeministri  e thotë; hëngshin kokat e tyre i hap dritën jeshile krimit. Ti ke shtetin, SHISH dhe vegla për ta kapur, por këta nuk duan t’i kapin. Shteti edhe prej kartoni me qenë të fshin, por këta janë të lidhur me ta. Por nëse ti i merr këta në fushatë, i mban pas vetes që i bëjnë presion qytetarit për të votuar, atëherë ti do i kesh bashkëpunëtorë gjatë gjithë karrierës. Këta kanë kapur shtetin shteti është i kapur”, tha Dogjani në ABC news./a.k/noa.al/