Transmetuar më 06-11-2019, 21:55

Në brigjet e detit Hailuoto në Finlandë ka ndodhur një fenomen i rrallë.

Disa topa akulli të pazakontë janë formuar aty.

Hailuoto ndodhet në pikën më të largët në veri të Finlandës e cila e ndan atë nga Suedia.

Fenomen të rrallë dhe magjepsës e kanë quajtur banorët e zonës atë që kanë parë.

Topat e akullit formohen kur uji i detit është i turbullt dhe në temperatura të ulëta.

Ata ngjiten pas njëri tjetrit dhe lëvizin me valët e detit duke krijuar një pamje mahnitëse. /k.k/noa.al/