Transmetuar më 06-11-2019, 21:26

Një grua mashtroi duke thënë se ishte me kancer dhe përfitoi një shumë prej 10 mijë dollarësh.

Por shpejt u zbulua nga autoritetet e Pensilvanisë në SHBA, dhe ka përfunduar në pranga.

Autoritetet thanë se 31-vjecarja, e identifikuar si Jessica Ann Smith falsifikoi dokumentet mjekësore për të arritur qëllimin e saj.

Ajo krijoi dy hapësira në rrjetet sociale për të grumbulluar paratë. Aty deklaroi se i nevojiteshin donacione pasi supozonte se vuante nga kanceri.

“Jessica po përballet me fatura mjekësore, shpenzime udhëtimi dhe pagesa për kujdesin e fëmijëve pasi nuk punon dot”, thuhej në fushatën e GoFundMe. Qëllimi i saj ishte të merrte 15 mijë dollarë, por mblodhi rreth 10 mijë.

Shumë shpejt e vërteta u zbulua dhe Jessica ndodhet në rajonin e policisë ku do të marrë dënimin për akuzat e mashtrimit. /k.k/noa.al/