Transmetuar më 06-11-2019, 20:55

Një ngjarje e turpshme ka shokuar jo pak opinionin publik italian.

Një foshnjë e lindur me një sëmundje të rrallë lëkure është braktisur në një spital në Torino të Italisë.

Giovannino 4-muajsh, u diganostikua me harlequin ichthyosis, çka shkakton tharjen dhe trashjen e lëkurës duke lindur kështu domosdoshmërinë e mbrojtjes nga ekspozimi diellor.

Infermieret janë kujdesur për të miturin që prej gushtit të këtij viti, kur vogëlushi erdhi në jetë.

“Nuk e dimë arsyen përse është braktisur nga prindërit. Është një fëmijë i lezetshëm që vetëm buzëqesh dhe i pëlqen ta shëtisin”, u shpreh njëra nga infermieret.

Përsa i përket sëmundjes në fjalë, raportohet se prek një person në një milionë njerëz.