Transmetuar më 06-11-2019, 18:44

Mbante mbyllur në shtëpi gruan dhe djalin e saj 11-vjeçar dhe i detyronte që të bënin seks me njeri tjetrin teksa ai i shikonte dhe filmonte gjithçka me telefon.

Janë këto episodet e vazhdueshme të dhunës dhe perversitetit që për ditë me radhë iu nënshtrohej gruaja dhe djali i saj, nën dhunën e një 72-vjeçari amerikan.

Gjithçka zgjati deri kur gruaja arriti të gjejë mundësinë dhe e denoncoi bashkëshortin “monstër”.

Tashmë Jerry Gilligan, është shpallur nga një gjykatë lokale në shtetin e Arizona të SHBA, i gjetur fajtor për 18 akuza, mes tyre torturë, rrëmbim dhe abuzim seksual me të mitur.

Nga hetimet e kryera rezultoi se burri nuk kënaqej vetëm duke parë raportet inçestuoze mes gruas dhe djalit, por pretendonte që të praktikonin akte seksuale edhe me të.

Duket se burri ka ushtruar terror për vite me radhë deri kur në vitin 2016, gruaja asokohe 39 vjeçe e denoncoi. Gjithçka nisi kur gruaja e gjeti burrin duke i prekur djalin në pjesë intime, në kopshtin e shtëpisë së tyre në Kingman të Arizona.

Për një kohë të gjatë ai i mbajti gruan dhe djalin të lidhur me litar, me ngjitës adeziv dhe zinxhir si dhe i rrihte. Jo vetëm kaq, por i moshuari i qethi që të dy tullë dhe iu hodhi acid kundër baktereve në kokë, shkruan noa.al.

Gilligan, i cili në vitin 1980 u dënua edhe për rrahjen dhe djegien e njerkut të tij, rrezikon që ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg. Pas gjetjes së tij fajtor në seancën e së hënës, gjykata do të shpallë vendimin më 5 dhjetor. /a.y/noa.al