Meta dekreton dy ligje: Buxhetin faktik 2018 dhe masat shtrënguese ndërkombëtare
Transmetuar më 06-11-2019, 18:18

Teksa marrëdhënia Presidencë-Qeveri është e tensionuar prej kohësh dhe kreu i shtetit kthen herë pas here ligjet për rishqyrtim në Kuvend, kësaj radhe ka dekretuar dy prej tyre.

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar me shpallje

dy ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, konkretisht:

-Dekret nr. 11345, datë 06.11.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 70/2019 “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2018””.

– Dekret nr. 11344, datë 06.11.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...