Hetim për prokurorin Arjan Ndoji, Prokuroria reagon pas kërkesës së KLP-së
Transmetuar më 06-11-2019, 17:23
Arjan Ndoj

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetim disiplinor ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.

Lajmi është bërë publik me anë të një njoftimi për mediat nga zyra e shtypit e organit qendror të akuzës, pas kërkesës së KLP-së, për nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

“Prokurori i  Përgjithshëm  znj. Arta Marku prej ditës së djeshme  dt 05.11.2019 ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja.

Verifikimet konsistojnë  në mbledhjen e të dhënave  për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë  me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja “a” të ligjit 96/2016  “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve  në Republikën e Shqipërisë’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pak ditë më parë, prokurori ra pre e një atentati, ku për fat të mirë mbeti i plagosur. Ai është akuzuar edhe nga krerë të lartë të qeverisë për bashkëpunim me krimin. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...