Del në shitje super jahti luksoz i kompanisë Porsche, s’do e besoni se çfarë përmban
Transmetuar më 06-11-2019, 17:05

Katër kabina me hapësirë të madhe të cilat mund të mbajnë deri në 12 persona, një urë private dhe një tarracë për të marrë rreze, përfshirë dhe një vaskë me hidromasazh dhe një bar për të konsumuar pije.

Bëhet fjalë për një super jaht të projektuar nga Porsche, i cili mund të ecë pa pushim për 3200 kilometra në mënyrë autonome dhe me një konsum karburanti të reduktuar.

Super jahti Royal Falcon One, krahasohet shpesh me një anije hapësinore për shkak të pamjes së saj.

Çmimi i saj mund të mësohet vetëm për të interesuarit dhe shitet nga kompania Camper & Nicholsons International. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...