Transmetuar më 06-11-2019, 16:55

Grace Millane u vra nga një i ri që ajo e takoi në Zelandën e re, i cili më pas fotografoi kufomën e saj të vdekur dhe shkoi në një takim tjetër, ndërsa kufoma e saj mbeti e shtrirë në banesën e tij.

Kjo ishte dëshmia që u dëgjua në një gjykatë të Zelandës së Re, gjatë procesit të sotëm gjyqësor.

Hetuesit thanë se vajza britanike, i cili prej nj viti udhëtonte nëpër botë dhe u zhduk në ditët e para, kur sa kishte mbushur 22 vjeçe.

Vrasësi i saj kaloi një orë pasi vdiq, duke u menduar para trupit të saj, duke shikuar pornografi dhe duke marrë foto intime të kufomës së saj, dëgjoi gjykata.

I pandehuri, një 27-vjeçar, emri i të cilit nuk identifikohet për shkaqe juridike, dhe që ka deklaruar se nuk është fajtor për vrasje, pranoi se vajza vdiq në banesën e tij. Më tej hetuesit thanë se ai e futi trupin e saj në një valixhe për ta varrosur në pyll.

Por avokati i tij mbrojtës tha që vdekja ishte një aksident, sepse ajo u vra vdiq gjatë marrëdhënieve seksuale, ndërsa i kërkoi partnerit t’i vinte duart rreth qafës.

Grace Millane, 22 vjeç, u zhduk teksa ishte nisur për një udhëtim rreth botës, në Zelandën e Re. Vajza u pa për herë të fundit më 2 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa trupi i saj u gjet disa ditë më vonë, brenda një valixhe, e varrosur në pyll.

Prindërit e Grace Millane, David dhe Gillian Millane, arritën në Gjykatën e Lartë të Auckland, për të ndjekur seancën e sotme gjyqësore, ndërsa pritet të merret vendimi për të pandehurin. /NOA.al