Vidhnin makinat, arrestohen dy shqiptarë në Itali
Transmetuar më 06-11-2019, 13:58

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Garlenda, të akuzuar për vjedhjet e kryera në një sërë automjetesh.

Në pranga gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, kanë përfunduar dy shqiptarë dhe një rumun, të cilët akuzohen për vjedhjet e kryera në së paku 20 makina.

Të dyshuarit thyenin xhamat dhe më pas merrnin sendet që gjenin brenda.

Ata u kapën në flagrancë nga policia e Garlenda, ku në makinën me të cilën udhëtonin një ‘Fiat Panda’, u gjendën edhe sende të vjedhura.

Po ashtu u zbuluan edhe materiale si kaçavida dhe pinca, të cilat i përdornin për kryerjen e vjedhjeve. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...