Transmetuar më 06-11-2019, 12:22

Christina Vasak, ambasadorja e Francës në Shqipëri deklaroi se vendimi për të mos hapur negociatat në 18 Tetor nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Edhe pse negociatat nuk u hapën pasi vendosi veton Macron, ambasadorja franceze u shpreh nga Elbasani se Presidenti i vendit të saj do të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa la një derë të hapur samitin e Zagrebit vitin tjetër.

Duke u ndalur te qëndrimi i Emmanuel Macron, ambasadorja theksoi se Presidenti i Francës është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë.

“Vendimi i Këshillit të Evropës nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Është vendim solemn, por jo mbyllja e dyerve definitive për Shqipërinë. Është lënë një takim në vazhdim gjatë Samitit të Zagrebit. Ky samit është i rëndësishëm, sepse Kroacia merr presidencen e Këshillit të Europës dhe të gjitha vendet e BE do të luajnë një rol të rëndësishëm, sepse duhet të ketë një vendim unanim.

Në këtë takim të rëndësishëm do të diskutohet për ecurinë e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj. Presidenti i Francës është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera pretendente për hapjen e negociatave”, tha ambasadorja franceze./b.l/noa.al/