Transmetuar më 06-11-2019, 11:20

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me shkarkimin e prokurorit të krimeve të rënda, Përparim Kulluri.

Sipas tij, Përparim Kulluri ështē rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting, ndërsa shton se kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do të mbajë përgjegjësi.

“Përparim Kulluri ështē rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting.

Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafaj nga akuza e teafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të Brendshëm.

Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi! Ne nuk harrojmë”, shkruan Salianji./b.l/noa.al/