Balla: Shqipëria jo imune ndaj ndërhyrjeve ruse. Bushati: Parlamenti mos futet në ujëra të turbullta
Transmetuar më 06-11-2019, 10:53

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka prezantuar sot në Komisionin e Jashtëm projektrezolutën për “Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare”.   Në  fjalën para Komisionit, Taulant Balla tha se shkas për këtë nismë është bërë rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian.

Kreu i grupit parlamentar të PS pohoi se ka pasur qasje të ndikimeve ruse mbi vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo sipas tij, është faktuar nga studimi  i kryer nga fondi “Marshall”.

“Shkas për këtë nismë u bë rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian. Ka pasur qasje te influencës ruse në vendet e rajonit te Ballkanit Perëndimor. Ka një studim për ketë influence dhe studimi i kryer nga fondi Marshall. Është argument pa bazë që Shqipëria është imune nga influenca ruse. “Fonacioni “Konrad Adenauer” në studimin e tij thotë se influenca ruse ecën me moton: përça e sundo. Meqenëse vendi ynë nuk mundet të jetë imun ndaj dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja, kam ndërmarrë ketë projektrezolutë”, tha Balla.

Nga ana e tij ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kërkoi që përpara se të veprohet duhet një qëndrim nga qeveria shqiptare.

“A është konsultuar iniciativa me qeverinë shqiptare? Duhet të kemi një opinion të firmosur nga qeveria, pasi është njëlloj sikur ne të marrim një nisëm dhe të mos ketë opinion nga qeveria? Pa pasur qëndrimin e qeverisë nuk dua që parlamenti të futet në ujëra të turbullta. Cilat janë vendet që e kanë marrë një nisëm të tillë.

Ne marrim drejtimin e OSBE-së për pak kohë dhe kemi marrë disa zotime, prandaj te materiali që duhet të vijë nga qeveria duhet të dimë qëndrimin e Italisë dhe Sllovakisë. Të gjithë ata që janë marrë me përkthimin e rezolutës së PE kanë bërë disa gabime, sepse rezoluta e PE ka 20 dokumente ku nuk përmendet vetëm Rusia.

Është kollaj kur kryetarja na drejtohet ministër, ministër, por ka qenë vetë ministre për katër vite. A është kjo rezolutë në përputhje me strategjinë kombëtare të sigurisë? Këtu mungon prania e Shqipërisë në NATO, pasi nëse sillni tre pika; ndërhyrja në zgjedhjet, sulmet kibernetike dhe dezinformimin. Në rezolutë nuk thuhet sa është në përputhje me sigurinë kibernetike të miratuar nga qeveria shqiptare, apo axhendën dixhitale të Shqipërisë”, tha Bushati.

Loading...
Loading...