Përplasi për vdekje me motor të moshuarin në Divjakë, arrestohet adoleshenti
Transmetuar më 06-11-2019, 10:24

Arrestohet 18-vjeçari që aksidentoi për vdekje të moshuarin dy ditë më parë në Divjakë. Burime policore bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin A.Xh, , banues në Lushnje.

Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor",  ”Drejtimi i automjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe "Largimi nga vendi i aksidentit”.

Aksidenti për të cilën akuzohet i riu u regjistrua më 4 nëntor, ku si pasojë e tij humbi jetën shtetasi N.P, 88 vjeç, ndërsa I riu pas përplasjes është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për shtetasin  B.A, 16 vjeç, banues në Lushnje për veprën penale “Moskallëzim krimi”./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...