Transmetuar më 06-11-2019, 10:13

Një ditë pas shpërthimit në pikën e furnizimit me gaz në Fier, policia ka vënë në pranga pronarin e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin S.M., 62 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i 62 vjeçarit u bë pasi në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz, në pronësi të këtij shtetasi, ka rënë zjarrë dhe si pasojë ka pasur shpërthim, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth.

Banorët treguan për mediat se shpërthimi i pikës së gazit ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk u shoqërua me pasoja në jetë njerëzish.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 10:15 dhe pati vetëm dëme materiale. Dyshohet se incidenti u shkaktua nga një defekt teknik që shpërtheu një depozitë gazi që furnizon automjetet.

Pronari i pikës së gazit tha për mediat menjëherë pas ngjarjes se shpërthimi ndodhi ndërkohë që një punonjës po mbushte një bombol gazi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative" dhe "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" e mbetur në tentativë./b.l/noa.al/