Atentati ndaj prokurorit/ Sot para gjykatës për masën e sigurisë Redjan Rraja
Transmetuar më 06-11-2019, 10:01

Redjan Rraja, 34-vjeçari i ndaluar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja del sot në orën 14:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e sigurisë.

Rraja akuzohet për ‘vrasje e funksionarëve publik’, ‘ armëmbajtje pa leje’ si dhe ‘vrasje e mbetur në tentativë’.

Rraja u ndalua pasditen e të hënës ndërsa udhëtonte me automjetin e tij drejt Hanit të Hotit. Mësohet se në momentin e arrestimit, Rrajës i janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona, të cilët janë dërguar për ekzaminim.

Deri tani, 34 vjeçari nuk ka pranuar që të flasë por dhe nuk ka pranuar se ka qenë i përfshirë në ngjarje duke kërkuar edhe praninë e një mbrojtësi.

Qelizat telefonike kane verifikuar se ai ka qenë afër zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe kjo ka bindur prokurorët që të kërkojnë ndalimin e tij.

Tek pistat e atentatit ndaj prokurorit, rezulton deri më tani ajo e një atentati me pagesë pasi sipas hetuesve nuk ka asnjë konflikt të dokumentuar mes Redjan Rrajës dhe prokurorit Arjan Ndoja apo edhe Landi Muharremit.

Redjan Rraja njihet edhe me pseudonimin “Dara” pasi sipas hetuesve ai në çdo veprimtari kriminale është gjakftohtë dhe i saktë. Rraja, sipas hetuesve është ndihmuar edhe nga tre bashkëpunëtorë të cilët po verifikohen.

Redjan Rraja i arrestuar si një nga autorët e dyshuar në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ka punuar edhe në burgun e Fushë-Krujës.

Rraja, i cili është me profesion stomatolog, ka një klinikë dentare së bashku me bashkëshorten e tij, gjithashtu stomatologe në qytetin e Krujës, por nga viti 2014, ai ka punuar stomatolog edhe në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fushë-Krujë.

Rraja ka qenë dentist në dhomën e stomatologjisë ku kryhen shërbimet dentare për çdo të dënuar, por edhe i përfshirë në dy ngjarje, skandalin Xhisiela dhe te vrasja e Elton Çiços, mikut të familjes./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...