Transmetuar më 06-11-2019, 08:45

Modelja e famshme Khloe Kardashian është përballur me shumë sfida. Pas tradhtisë së ish partnerit të saj Tristan, të gjithë janë kuriozë të dinë sa më shumë detaje për jetën private të saj.

Por a është gati Khloe Kardashian të krijojë një lidhje të re pas gjithë atyre që i ndodhën?

“Ti ke treguar hapur se nuk ke je gati për një lidhje të re, por kur të jesh gati, si dëshiron të jetë i dashuri yt”, e ka pyetur moderatorja Adrienne Bailon, Khloe Kardashian.

“Nëse është diçka natyrale, jam në rregull. Por, unë tani jam tërësisht e dashuruar me vajzën time, True dhe nuk ndjehem e paplotësuar. Jam shumë mirë dhe e lumtur dhe e dashuroj këtë gjë.

Mendoj se gjëja më e rëndësishme nuk është të zgjedh një lloj të dashuri, unë dua vetëm të jetë dikush që është në të njëjtin ‘vijë’ me mua”, është shprehur Khloe./b.l/noa.al/