Transmetuar më 05-11-2019, 19:26

Përpjekje cinike e Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet, i ka quajtur kryedemokrati Lulzim Basha lajmet se atij i kanë dhuruar një vilë.

Pas takimit me të rinjtë në Korçë, Basha u tha gazetarëve se artikulime të tilla janë gënjeshtra.

“Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe e skandaleve të tij.

Prandaj, nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Por siç e shikoni, jam në një tur takimesh me rininë, me qytetarët për të diskutuar të vërtetën e hidhur jo gënjeshtrat e qeverisë, dhe mbi të gjitha për të diskutuar rrugët e daljes, zgjidhjes nga kjo krizë”, deklaroi Basha.

Sa i përket arrestimit të Redjan Rrajës, Basha përsëriti se është një luftë mes bandash në pushtet. /k.k/noa.al/