Transmetuar më 05-11-2019, 17:58

Ka pasur një shqetësim të madh lidhur me fatin e një fëmije shqiptar, aq sa rasti u bë publik edhe nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkaq, sot erdhi edhe lajmi i mirë lidhur me 11 vjeçarin me origjinë shqiptare Alvin Berisha, që sipas burimeve te besueshme, por ende jo zyrtare, është shpëtuar nga kampi -burg, “Al Hol”, ku ndodhej në verilindje të Sirisë.

Mësohet se djaloshi tashmë ndodhet në një vend të sigurt, por ende nuk ka dalë nga Siria.

Shpëtimi i tij mësohet se u bë i mundur nga “Kryqi i Kuq Ndërkombëtar” dhe “Gjysmëhena Siriane”.

Ndërkohë që të afërmit dhe miqtë e përgëzojnë në Facebook ta atin e djaloshit, për shpëtimin e djalit, ai shprehet se nuk ka mbaruar ende çdo gjë.

Sipas Afrim Berishës, babait të Alvinit, familja e tij po pret disa dokumente që ushtria kurde ta lejojë vogëlushin të dalë prej zonës së kontrolluar prej tyre./NOA.al