Transmetuar më 05-11-2019, 17:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur një tur në mbarë Shqipërinë.

Pas Tiranës dhe Elbasanit, ai ishte sot në Korçë, ku u takua kryesisht me të rinjtë e këtij qyteti.

"Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa nuk është një sllogan por një punë e jashtëzakonshme. E kemi nisur këtë punë prej 30 vitesh, pot 5 vjet që kjo rrugë është bllokuar", tha Basha, i cili shtoi se këtë rrugëtim ka zgjedhur ta nisë pikërisht me të rinjtë.

Lidhur em samitin e BE-së, Basha tha se "dështimi me negociatat është dështim personal i Ramës."

Kryedemokrati tha se "vetëm vitin e kaluar kanë ikur në emigracion 38 mijë të rinj", çka e quajti këtë fenomen dështimin më të madh të qeverisjes, dhe para se Shqipëria të mbetet ta të rinj dhe pa qytetarë, ai bëri thirrje për largimin e Ramës sa më shpejt nga qeverisja.

"Modeli që po na qeveris është modeli i gabuar. Zotimi i PD është të kthejmë shpresën dhe të nderojmë këtu në Shqipëri të ardhmen tonë", nënvizoi kreu i PD-së.

Ndërsa kreu i Sindikatës së arsimit në Korçë denoncon gjendjen e arsimit dhe i bëri apel Bashës, që të ndërhyhet në arsim, të rriten rrogat dhe i tha që të kthehen mësuesit e vërtetë jo militantët.

Kreu i Sindikatës së arsimit në Korçë denoncoi gjendjen e arsimit në qarkun e tij dhe i bëri  këtë apel Bashës: Ndërhyni në arsim, rrisni rrogat dhe ktheni mësuesit e vërtetë jo militantë.

Basha u përgjigj duke thënë, se "120 milion euro jepen për konçensione për 12 veta dhe nuk sjellin asnjë dobi, ndërsa do të mjaftonin 70 milion euro për të bërë ndryshim në arsim. Ky është plani ynë. Mbështetje për universitet dhe për studentët në nevojë."

"Qeveria i ka mundësitë të paguajë taksën e studimit, por zgjedh që këto para tja japë 12 personave", shtoi kreu i PD-së para të rinjve, lidhur me ankesat e studentëve.

Basha u ndal edhe te atentati në Durrës, ndaj një prokurori.

“Unë po vij nga Tirana ku siç e keni ndjekur sot ka pasur një tjetër skandal, disa skandale por njëri që vazhdon e vazhdon është zbuluar siç thamë edhe para 4 ditësh është zbuluar një nga autorët që besohet se ka qenë pjesë e atentatit mafioz dhe nuk është askush i panjohur, është pjesë e pushtetit, pjesë e bandave të pushtetit."

"E gjitha është luftë bandash, bandat në pushtet që luftojnë me njëra-tjetrën për të grabitur më shumë. Natyrisht ky është një lajm i rëndë, i cili nuk i bën aspak mirë gjendjes së vendit që është një gjendje e depresuar, depresioni psikologjik, social, mbi të gjitha ekonomik”, deklaroi kreu i PD.

Basha tha se e sheh shpresën dhe rrugëdaljen nga kriza në të cilën ndodhet vendi tek sytë e të rinjve, duke i quajtur madje faktorë.

/NOA.al