Reagimi pas arrestimit të nipit të deputetit socialist, Berisha: Rraja i partisë zbatoi urdhrat e Edvin Mafisë!
Transmetuar më 05-11-2019, 16:36

"Rraja i partisë zbatoi urdhrat e Edvin Mafisë!"

Ka reaguar kështu ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me arrestimin e nipit të deputetit socialist, të Krujës, pas ngjarjes në Durrës.  Berisha ka zbardhur edhe bisedën dhe kërcënimin që i është bërfë oficerit të policisë, Imiljano Nuhu, kur u arrestua djali i deputetit, Rexhep Rraja, pas denoncimit të një vajze.

Përmes një statusi, ish-kryeministri, tekson se "eleminimi i prokurorit Ndoja lidhet me interesa direkt te Rames dhe mafies se tij ne Kepin e Rodonit".

Statusi i plotë i Berishës:

Miq, sot u arrestua nje nga kriminelet, Redjan Rraja, anetar i klanit famoz kriminal te partise Rraja, i cili akuzohet se kishte gishtin ne shenjestren e caktuar nga Edvin Mafia kunder prokurorit Ndoja.

Per tu njohur me mire se cili eshte Redjani i partise po ju rikujtoj biseden, kercenimin e tij te oficerit Emiljano Nuhu, i cili denoncoi sjelljen shtazore, sadiste te djalit te kreut te klanit mafioz Rraja, deputetit te Edvin Mafise, Rexhep Rraja.

Ne bisede Redjoni i Edvin Mafise sipas procesverbalit te dosjes i thote oficerit Nuhu se ketu ne Fushe Kruje ligjin e bejne Rrajat dhe jo policia.

Miq, diten e atentatit nxora statusin se eleminimin prokurorit Ndoja e donte Edvin Mafia per shkak te Kepit te Rodonit.

Rraja eshte vetem njeri nga vrasesit e partise qe implikon Edvin Mafine.

Te shohim per te tjeret?! sb

Komunikimi në Ëhats App:

Ora 17:30 Nuhu lë komisariatin. Duke u kthyer nga puna në Ëhatsapp i vjen një mesazh:

-Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që more në pyetje Xhisiela Malokun?

Emiljano Nuhu: Po unë isha.

Redjan Rraja: Çfarë ke me ne që po krruan kurrizin?

Emiljano Nuhu: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit

Redjan Rraja: Ku je të vij të të takoj pak nga afër

Takimi në lokal me Rrajat.

Më pas ne procesverbal tregon dhe bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.

Statusi:

“Eleminimi i prokurorit Ndoja lidhet me interesa direkt te Rames dhe mafies se tij ne Kepin e Rodonit.

Policia prej 10 ditesh e kishte ne “mbrojtje” prokurorin armik te Edvinit!

Akuza te renda per Edvin Mafine per atentatin kunder prokurortit Ndoja! sb

Doktorr prokurori Ndoja esht viktime e mafjes se kepit te Rodonit me ne krye vet Edi Ramen. Ai prej me se 10 ditesh ishte ne mbrojtje te shkalles me te larte te policise e cila me sa duket kishte marre detyre te realizoj “masen ekstreme” qe njoftoj vet Edi Rama ne paralment prandaj ju keni shume te drejte kur shkruani se atentatin e beri mafja qevetitar,kjo situate nuk mund te vazhdoje me keshtu !Kryebanditi me mekembesin e tij lilipud kercenimet qe bene para dy javeve i realizuan me atentatin sot.”/NOA.al

Loading...
Loading...