Transmetuar më 05-11-2019, 16:00

Shkatërrohet në Itali një bandë trafikantësh droge, e cila merrje krysisht me trafik të llojit kokainë, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Plot 11 shqiptarë ishin mes të arrestuarve, pas këtij operacioni.

Gjatë operacionit u sekuestruan 11 kg kokainë me vlerë tregu 800 mijë euro, 1 kg marijuanë e 20 mijë euro cash.

Gjatë hetimeve u sekuestruan edhe 20 kg të tjera kokainë me vlerë të përgjithshme 2.5 milionë euro.

Sipas hetimeve banda drejtohej nga dy vëllezërit shqiptarë me iniciale G. I., 25-vjeç dhe K. I., 21 vjeç, të dy banues në komunën Fiesole, në provincën e Firences.

Banda e trafikut vepronte kryesisht nga Holanda e Belgjika në veri të Italisë.

Droga transportohej me automjete të modifikuara me anë të dy korrierëve italianë 50 dhe 51 vjeç e më pas magazinohej në Fiesola, para se të shpërndahej në tregjet e shitjes.

Hetimet e operacionit nisën pas sekuestrimit në qershor të 2019 të rreth gjysmë kilogrami kokainë dhe arrestimit të një çifti të fejuarish shqiptarë banues në komunë e Valcamonmica në provincën e Breshias./NOA.al