Transmetuar më 05-11-2019, 15:23

Një tragjedi mund të konsiderohet ngjarja në Quargnento, province e Alessandrias në Itali.

Në orën 02:00 të mëngjesit, u dha lajmi për rrjedhje gazi dhe zjarr në një godine me zyra, pjesë e së cilës ishte rrëzuar pas shpërthimit të parë.

Zjarrfikësit shkuan shpejt në vendngjarje por në një kohë që ndërhynin për shuarjen e flakëve, një shpërthim i dytë shumë më i madh ka shkaktuar një masakër të vërtete.

Tre punonjës të shërbimit zjarrfikës gjeten vdekjen ndërsa 1 polic mbeti i plagosur nga kjo ngjarje.

Në vendngjarje u gjeten gjithashtu edhe disa bombola të tjera të pashpërthyera.

Nga hetimet, jajnë shtuar dyshimet se ngjarja mund të mos ketë qenë aksidentale edhe pse autoritetet italiane ende nuk e kanë mbështetur këtë version.

Nga të dhënat e para sqarohet se godina në fjalë ka pasur probleme pronësie./NOA.al