Transmetuar më 05-11-2019, 15:02

Pas ngjarjes së djeshme në Krujë, ku nga disa persona u grabit kasaforta me para, ka reaguar Drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj.

Sipas tij, zyra e postës ka qenë brenda standardeve të kërkuara, por faji kryesor për këtë ngjarje është i kompanisë së sigurisë.

Pas ngjarjes, sot në Krujë është e qetë dhe vijon normalisht shpërndarja e pensioneve.

"Zyra postare e Krujës ka qenë brenda standardeve. Sistemi sinjalizues ka funksionuar në mënyrë perfekte", theksoi Duraj. – "Grabitësit morën kasafortën dhe arritën të largoheshin. Nga ana jonë është ngritur një grup pune për situatën në gjetjen e keqbërësve".

Sipas drejtorit të Postës Shqiptare, "përgjegjësia e kompanisë në këtë rast është e qartë. Çdo dëm që shkaktohet ndaj postës, do të paguhet nga kompania."

Duraj pretendoi se "sistemi jonë është shumë i mirë, "dhe nga kontratat janë që kompania që neglizhon penalizohet deri në qindarkën e fundit”./NOA.al