Kontrolle në shkolla, “trimi” 13-vjeçar kapet me pistoletë imituese
Transmetuar më 05-11-2019, 15:00
Pistoleta e sekuestruar

Donte të dukej si “trim” para shokëve të shkollës dhe për këtë arsye një nxënës 13-vjeçar mbante pistoletë imituese me vete.

Kështu policia e Shijakut vuri nën hetinm një nxënës të një shkolle 9-vjeçare.

Kjo pas kontrolleve në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në ambientet e shkollave.

Gjatë kontrolleve në Shijak, specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan në gjendje të lirë një 13-vjeçar nxënës i një shkolle 9-vjeçare, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë imituese.

Policia thotë se në bashkëpunim me stafet pedagogjike, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve do vijojë të ushtrojë kontrolle përreth shkollave dhe brenda tyre në orare të përshtatshme, me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurt. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...