Transmetuar më 05-11-2019, 14:47

Ndodhin çudira në auditoret e universiteteve publike. Si të mos mjaftojnë problemet e shumta të mbartura e të pazgjidhura ndër vite, tashmë në auditore mund të futet kushdo e madje të ngacmojë edhe vajzat.

Edhe pse për sigurinë e fakulteteve paguhen miliona euro, nga buxheti i shtetit, apo taksat e studentëve, kuptohet me ngjarjen e fundit se gjithçka ka dalë jashtë kontrollit.

Tre studentë raportohet se përfunduan në spital, pasi një sherri me disa të rinj, jo studentë, të cilët ishin futur në një auditor dhe filluan të ngacmonin vajzat në prani të pedagoges së lëndës.

Por studentët janë përfshirë në debate e më pas ka plasur sherri fizik  mes tyre. Tre studentët përfunduan me plagë në spitalin e Traumës.

Pas ngjarjes, sot disa studentët dhe disa pedagogë janë ngritur më protestë. Nuk kuptohet se çfarë qëllimi ka pasur protesta e tyre, veçse duhet shmangur ngjarja e shëmtuar dhe kjo është përgjegjësi përveç Policisë së Shtetet, edhe e vetë fakulteteve dhe universiteteve.

Policia e Shtetit ndërhyn pasi ndodh ngjarja, ndërsa për parandalimin e tyre normalisht merret fakultete përkatëse.

Para fakultetit të Ekonomisë janë mbledhur studentë dhe pedagogë të cilët kërkojnë që Policia të marrë masa ndaj akteve të tilla.

“Policia e Shtetit nuk mban përgjegjësi. Policia e Shtetit nuk merr përsipër ngjarjen. Një grup ka hyrë në klasë duke u konfliktuar me studentët. Studentët janë  kërcënuar nga grupi prandaj nuk flasin”, u shpreh pedagogu i Ekonomikut, Rezart Prifti. /NOA.al