Transmetuar më 05-11-2019, 14:32
Pamje tmerri. Depozita e gazit që ka shpërthyer në Portëz, në aksin rrugor Fier Patos, ngjalli panik, por fatmirësisht jo pasoja në njerëz.
Shkak për shpërthimin ishte nxehja e elektromotorit, ndërkohë që nuk raportohet për viktima ose të plagosur.
Banorët e zonës u shprehën se janë trembur shumë, pasi shpërthimi ishte i fuqishëm.
Sakaq, dolën edhe pamjet e momentit të shpërthimit të depozitës së gazit./NOA.al