Transmetuar më 05-11-2019, 14:28

Vjen lajmi i mirë për vogëlushin shqiptar Alvin Berisha, i cili prej kohësh qëndronte në një kamp në Siri.

Në mediat në gjuhën arabe thuhet se vogëlushi shqiptar është nxjerr nga kampi nga “Gjysmë hëna siriane” në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ndërkombëtar.

Mësohet se vogëlushi do të bashkohet me të atin në Itali, teksa është transferuar në një vend të sigurtë. Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë edhe autoritetet italiane dhe ato shqiptare.

Alvin Berishës, mbahej në një kamp në Siri, pasi u mor nga e ëma e cila u martua me një tjetër, pas largimit nga babai i 11-vjeçarit.

Teksa i shoqi Afrim Berisha punonte, ndërkohë që kishin emigruar në Itali, ajo ishte shtëpiake dhe nëpërmjet internetit vendosi kontakte me imamë në Prishtinë dhe Shkup mes tyre edhe me luftëtarë të ISIS, deri kur në dhjetor të vitit 2014, u largua bashkë me djalin vjeçar nga Italia për në Siri.

Ajo fillimisht shkoi në Turqi pas një udhëtimi me avion dhe nga andej në Siri, ku ndryshoi identitetin dhe mori emrin Yushra. Në Siri ajo u martua me një xhihadist shqiptar dhe u bë edhe me një djalë.

Mirëpo gruaja humbi jetën si pasojë e një shpërthimi bashkë me të shoqin dhe djalin e tyre, ndërsa Alvini mbeti i plagosur rëndë dhe u mbajt për muaj me radhë në kampin e Al Hol në Siri. /a.y/noa.al/