“Sherr” te Komisioni për Reformën Zgjedhore, Gjuzi: Do flas se s’bën. Gjiknuri: Dil jashtë
Transmetuar më 05-11-2019, 14:12

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari ka hapur mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore të thirrur me shoqërinë civile. Në fjalën e saj ajo tha se komisioni do shqyrtojë në mënyrë të plotë rekomandimet e OSBE-ODHIR.

“Harrojeni që ky komision të konsiderojë në mënyrë të pjesshme rekomandimet e OSBE-ODHIR. Tre janë pikat ku ne duhet të bazohemi fort. Të vendosin qytetarët, hapja e partive politike, nxitja e alternativave të reja. Ne duhet të kemi më shumë hapsirë që t’i japim shqiptarëve alternativa të reja”, u shpreh Hajdari.

Më pas Rudina Hajdari i dha fjalën përfaqësuesve të shoqerisë civile, por deputeti i opozitës së re në Kuvend, Kujtim Gjuzi ka kërkuar të marrë fjalën.

Ndërhyrja nuk është pranuar nga ana e bashkëkryetarit tjetër, socialistit Damian Gjiknuri, i cili nuk e ka lejuar Gjuzin të flasë. Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohet.

Gjuzi ka deklaruar se nuk e njeh komisionin me Gjiknurin bashkëkryetar, ka marrë dosjen dhe ka dalë jashtë, ndërkohë që Gjiknuri i ka thënë: Ik vazhdo, dil jashtë.

Debati:

Gjuzi: Do flas unë

Gjiknuri: Nuk mund të flasësh ti, e ka radhën Shoqëria Civile

Gjuzi: Nuk mund të kontrollosh ti, do flas se s’bën

Gjiknuri: Nuk je anëtar ti, ca procedure thua

Gjuzi: Procedura këtu do vijë se s’bën, se janë 44 parti që kanë sjellë draftin dhe e mbani dy vjet aty

Gjiknuri: Nuk mund të marrësh fjalën

Gjuzi: Unë nuk e njoh këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin nuk e njoh

Gjiknuri: Ik dil jashtë. Ik je në konflikt me logjikën, të lutem tani, vazhdo tani,  hajde

Gjuzi: Më thua mua nuk je anëtar ti./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...