E pabesueshme, shkencëtarët “ngjallin” luftëtaren pas 1 mijë vitesh
Transmetuar më 05-11-2019, 11:35

Shkencëtarët rikrijuan imazhin e një gruaje luftëtare që ndërroi jetë më shumë se 1 mijë vite më parë.

Ata punuan me mjete prerëse dhe pajisje teknologjike për të sjellë një punim sa më origjinal.

Në fytyrën e saj ka një shenjë plage në ballë, për të cilën është e paqartë nga çfarë është shkaktuar. Por dyshohet të jetë shenjë e një përleshje me shpatë.

Arkeologjistja Al-Shamahi tha: "Jam shumë e emocionuar sepse kjo fytyrë nuk është parë në 1 mijë vite."

Shkencëtarët britanikë e gjetën trupin e saj në një varr luftëtarësh në Norvegji dhe tani e ekspozojnë në Muzeun Historik dhe Kulturor të Oslos.

Loading...
Loading...