Transmetuar më 05-11-2019, 11:20
Arjan Ndoj

Pas atentatit të së premtes ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoj dhe u plagosën dy të tjerë, arrrestohet një person i dyshuar.

Bëhet fjalë për kushëririn e deputetit socialist Rrahman Rraja, Redjan Rraja i dyshuar si i përfshirë në atentat.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë në sajë të gjurmëve të ADN-së së gjetura.

Ky arrestim vjen pas kontrolleve intensive nga policia me synim kapjen e autorëve të atentatit të pasdites së të premtes.

Gjatë natës së lënë pas dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, nga ana e policisë është ushtruar kontroll në tre qytete, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.

Kjo pas atentatit të ndodhur në afërsi të Sukthit, ku krahas prokurorit mbetën të plagosur edhe miku i tij Landi Muharremi dhe shoferi Andi Maloku.

Në banesat e disa personave të dyshuar janë gjetur armë dhe municione, si dhe janë shoqëruar mbi 15 persona.

Dyshohet se në shënjestër të atentatit të 1 nëntorit mund të ketë qenë ose prokurori, pse Landi Muharremi, i cili rezulton person me precedentë penal. Po ashtu mendohet se hskak për atentatin miund të jetë bërë konflikti për pronat. /a.y/noa.al/