Transmetuar më 05-11-2019, 10:07

Në një kohë që Këshilli i Europës, refuzoi çeljen e negociatave me Shqipërinë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi jep një konstatim.

Gjatë një aktiviteti të ditës së sotme me temë “’Takimi Vjetor për Sigurinë”, ai tha se BE është më e pasigurtë, duke mbajtur jashtë Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Europës.

“Vendi i Ballkanit Perëndimor është vetëm BE-ja, pasi në BE duhet të ketë vend për të gjithë europianët.

Me Ballkanin jashtë, Europa është më e pasigurt. Nuk duhet të kemi dy standarde për sigurinë”, u shpreh Ruçi. /a.y/noa.al/