Qëllon me armë zjarri dhe përhap panik, arrestohet i riu nga Laçi
Transmetuar më 05-11-2019, 09:01
Arma e sekuestruar

Një djalë i ri i cili krijoi panik me breshëri të shtënash është arrestuar nga policia e Laçit.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin K. V., banues në Laç, Kurbin.

I riu mbrëmjen e së hënës, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga ana e policisë u gjetën një armë zjarri automatik dhe 5 fishekë.

Ndaj të riut hetimnet janë në vijim, ndërkohë që materialet iuu referuan Prokurorisë së Kurbinit për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit"./a.y/noa.al

Loading...
Loading...