Trafik droge, arrestohet efektivi i FNSH që dekonspironte operacionet e policisë
Transmetuar më 05-11-2019, 08:33
Ardian Loci

Një person i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Bëhet fjalë për një efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili akuzohet se dekonspironte operacionet e policisë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim, Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, më 21 qershor e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prpkurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...