Dyshoni se dikush po ju vjedh Instagramin? Venera Lumani ka një këshillë
Transmetuar më 05-11-2019, 08:14

Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur Venera Lumani ra pre e një mashtrimi dhe për plot një muaj kaloi një periudhë stresuese. Hakerat që i vodhën Isntagramin, në fakt përfituan nga një pakujdesi e vetë këngëtares, së cilës i erdhi një email i cili i kërkonte të dhënat.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Venera ka treguar peripecitë që kaloi me këtë incident për një kohë relativisht të gjatë. Ajo thotë se gjithçka nisi kur vendosi fjalëkalimin që iu kërkua në një link.

Por, në fakt, gjithçka ishte një mashtrim dhe ra pre e një hakeri. Venera dyshon se ky haker ishte turk, por bashkëpunonte edhe me shqiptarë.

“Ishte thjesht një gabim i imi, mendoj unë, që duhet të tregohesha pak më e kujdesshme. Por isha aq shumë e lodhur nga një natë përpara në koncert, saqë kur u zgjova në mëngjes, më kishte ardhur një email, i cili më kërkonte të verifikoja edhe njëherë Instagramin tim për shkak të copyrights, edhe klikova një link, i cili më kërkoi të shkruaja emrin tim edhe passwordin. Nga ky moment, mua m’u shkëput çdo gjë, s’kisha akses fare. Ka qenë një muaj goxha stresues për mua, sepse kisha telefonata të ndryshme nga njerëz që pretendonin se do më ndihmonin. Nga ana tjetër, mendonin gjëra të këqija. Ka qenë një periudhë goxha stresuese, por që unë arrita ta rifitoj”.

"Besoj që ka një lidhje mes shqiptarëve dhe një hakeri që ishte turk. E kam rikthyer vetë. i kam ndjekur të gjitha hapat që duhet bërë për të rikthyer një açount të hakuar edhe e kam rikthyer. Nga Facebook-u im u rikthye dhe Instagrami. Disa më kanë ndihmuar, disa të tjerë pastaj më kanë futur edhe më thellë. Kam frikën e kësaj se mos ndoshta kishin kontakt me hakerin kryesor”,- ka sqaruar Venera.

Bashkë me Venerën, në të njëjtën kohë u hakua edhe Instagrami i Juliana Pashës dhe ai i Rudina Xhungës. Duke përfituar nga rasti, Venera u dha një këshillë të gjithëve që dyshojnë se dikush po u hakon Instagramin: “Nëse dikush ju kërkon passëordin, nuk ka pse e jepni, sepse Instagrami, nëse do të verifikojë diçka, e ka passwordin tuaj, kështu që nuk ka pse ia japim një personi apo e shënojmë atë në një email”, thotë Venera./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...