Transmetuar më 05-11-2019, 08:00

Territori shqiptar gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pritet që nga mesdita dhe në vijim vranësirat të zhvendosen drejt zonave malore dhe zonave Veriperëndimore, duke rrezikuar rrebeshe shiu të karakterit lokal.

Pjesa tjetër e vendit do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 4 gradë C deri në 22 gradë C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë./b.l/noa.al/