Transmetuar më 04-11-2019, 21:17

Pas 42 vitesh e lëshuar nga Toka, sonda hapësinore e NASA-s, Voyager 2, ka dërguar të dhënat e para të sistemit diellor.

Ajo që është në interes të shkencëtarëve ka të bëjë me të kuptuarin më mirë se si erërat diellore, rryma e grimcave të ngarkuara që vijnë nga Dielli, bashkëveprojnë me erërat ndër yjore, të cilat formohen nga grimca që vijnë nga yje të tjerë.

Astronomët besojnë se udhëtimet e sondave, me qëllimet dhe trajektoret e tyre të ndryshme të misionit po japin të dhëna të vlefshme për strukturën e heliosferës, një flluskë të gjerë të krijuar nga Dielli që përfshin pjesën më të madhe të sistemit Diellor.

Sipas gjetjeve të sondës, heliosfera është simetrike si dhe praninë e shtresave në të dy anët e heliopazës.

Shkencëtarët kanë qenë më parë të vetëdijshëm për shtresën e brendshme, por prania e shtresës së jashtme u bë e dukshme vetëm pasi Voyager 2 kishte kaluar në hapësirën ndër yjore. /k.k/noa.al/