Irlanda shpreh shqetësimin, shqiptarët të parët në listën e azilkërkuesve, më tepër se sirianët
Transmetuar më 04-11-2019, 19:15

Kryeministri i Irlandës, ish-ministri i Mbrojtjes i këtij vendi, Leo Varadkar, është shprehur i shqetësuar për numrin në rritje të azilkërkuesve që vijnë nga lindja,  ku vendin e parë e mban Shqipëria.

Leo Varadkar tha se Gjeorgjia dhe Shqipëria janë dy vendet e para, me numrin më të lartë të  qytetarëve që shkojnë në Irlandë për të fituar statusin e azilkërkuesit.

Ai shtoi se përveç kësaj, gjeorgjianët dhe shqiptarët, udhëtojnë në Irlandë me dokumente false.

Në total  460 shqiptarë kërkuan statusin e refugjatit në Irlandë gjatë vitit të kaluar, duke përfaqësuar 13 % për qind të totalit të azilkërkuesve. Shqipëria mban vendin e parë, e ndjekur nga Gjeorgjia me 450 aplikues dhe në vend të tretë ndodhet Siria, me 330 kërkesa. Numri sipas autoriteteve irlandeze është rritur edhe më shumë gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti.

Komentet e tij erdhën në shenjë reagimi ndaj qeverisë irlandeze, që tha se nuk po bën punën e duhur për të parandaluar fenomenin./NOA.al

Loading...
Loading...