Transmetuar më 04-11-2019, 17:58

Skuadra e njohur angleze, Liverpul refuzoi akomodimin në një hotel luksoz në Doha, Katar, pasi zbuloi një seri çështjesh të të drejtave të njeriut që njollosin imazhin e ndërtesës me pesë yje.

“The Reds” do të udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme në muajin dhjetor për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve me statusin e kampionëve në fuqi të Europës.

Klubit të njohur anglez iu ofrua “Marsa Malaz Kempinski”, një hotel me pesë yje në ishullin artificial të Pearl-Katar, por e ka hedhur poshtë propozimin për shkak të së kaluarës së tij të errët.

Në tetor 2018, një hetim nga “The Guardian” zbuloi se punëtorët emigrantë të punësuar nga hoteli “Marsa Malaz Kempinski” kishin paga qesharake, poshtë minimumit jetik, çka përbën shkelje të ligjeve të punës. Rojet e sigurisë po punonin me turne 12-orëshe dhe në temperatura përvëluese prej 45 gradë celsius për më pak se 8 paundë në ditë.

Drejtuesit e Liverpool kanë informuar FIFA-n dhe autoritetet e Katarit për vendimin e tyre.

Ate vendosën të akomodohen në një hotel tjetër, emri i të cilit nuk shkakton shqetësime të tilla./NOA.al