Transmetuar më 04-11-2019, 16:52

Puna e mirë shpërblehet në botë, ndërsa mirënjohja është tjetër gjë.

Pas rezultateve të mira që të punësuarat arritën në biznesin e saj, presidentja e një firme kozmetike, iu ka shprehur mirënjohjen vajzave që punojnë për të.

Ajo është parë në një video virale teksa ulet në skenë, u heq çorapet punonjëseve dhe përgatitet t’u lajë këmbët.

Sipas raportimeve, presidentja e firmës nga një qytezë në lindje të Kinës, përveç vlerësimit material dhe kontratave më të mira, vendosi t’i falënderonte kështu vajzat, për t’iu rritur atyre moralin dhe për t’i motivuar më shumë. /NOA.al