Transmetuar më 04-11-2019, 14:00

Festa e Halloween bëri që shumë personazhe të njohur të maskohen frikshëm.

Mes tyre u maskua edhe supermodelja gjermane Heidi Klum, e cilësuar si një prej femrave më të bukura në botë.

Ajo u bë pjesë e një feste të mbajtur në New York, ku e maskuar si zombie, i befasoi të gjithë, me atë që u cilësua si maska më e realizuar në botë.

Modelja zbuloi se për realizimin e maskës u deshën më shumë se dhjetë orë punë.

Heidi i publikoi në rrjetet sociale pamjet e transformimit, të cilat noa.al i sjell më poshtë. /a.y/noa.al