Transmetuar më 04-11-2019, 13:33

Emri i saj është Anna Varrucciu, por në Olbia të Italisë, vend ku dhe jeton e njohin të gjithë si “Zia Anna” (teto Anna), siç është edhe emri i pastiçerisë së saj.

Mbrëmjen e kësaj të shtune, e moshuara 80-vjeçare arriti me kurajo që të parandalojë grabitjen, duke e detyruar hajdutin që të arratiset.

Pak minuta para mbylljes së pastiçerisë, grabitësi hyri brenda dhe e kapi të moshuarën pas shpine, duke i zënë gojën.

Por teto Anna nuk qëndroi duarkryq, por i kafshoi fuqishëm dorën grabitësit, duke e detyruar që të largohej.

“Hyri brenda pasitçerisë me pretekstin se donte dy ëmbëlsira. U ktheva për ti marrë përtej banakut, por ai më sulmoi pas shpine. As nuk ia pashë fytyrën, por e kafshova dhe nisa të bërtisja dhe ai u largua me vrap”, tregon gruaja e guximshme për mediat. /a.y/noa.al