Transmetuar më 04-11-2019, 13:04

Mister në Zyrih, vritet parukieri i Cristiano Ronaldos dhe një sërë personazhesh të tjerë.

Në një nga dhomat e hotelit të qytetit zviceran u gjet i pajetë, Ricardo Marques Ferreira, parukieri i personazheve të famshëm, mes tyre edhe CR7.

Ricardo Marques Ferreira rezulton të jetë vrarë me thikë, ndërkohë që u gjet i vdekur në dhomën e hotelit.

“Një skenar makabër”, tha pastruesja e cila e gjeti kufomën mes një pellgu gjaku këtë të diel.

Portugezi Ricardo Marques, i lindur në Madeira, prej dy vitesh jetonte në Zvicër ku dhe punonte për personazhet e famshëm, mes tyre aktore, modele dhe prezantues televiziv. /a.y/noa.al