Transmetuar më 04-11-2019, 11:48

Shtëpia është një vend i shenjtë për të gjithë ne, kështu që është thelbësore të mbash energjinë negative larg saj.

Sipas thënieve të vjetra, energjia negative mund të ekzistojë në çdo vend; shtëpitë, shkollat, zyrat mund të jenë skena e këtij fenomeni sepse tensionet mes njerëzve janë forca lëvizëse.

Ankthi, depresioni, mungesa e përqendrimit ose ndjenja e pashpjegueshme e rënies janë të gjitha simptoma të energjive negative që shterojnë trupin dhe mendjen tuaj.

Si të eleminoni energjitë negative nga shtëpia juaj

Përbërësit:1 enë xhami, 2 lugë uthull të bardhë, 1  lugë kripë trashë, 4 lugë ujë të pastër

Përgatitja

Përziejini të gjithë përbërësit në gotë dhe vendoseni për 24 orë në vendin ku kaloni pjesën më të madhe të kohës suaj si dhomat e gjumit, dhomën e ngrënies ose dhomën e ndenjes.

Pas 24 orësh kontrolloni nëse kripa është në sipërfaqen e ujit. Në atë rast, do të thotë që akoma ka energji negative në ajër.

Përsëriteni procesin derisa kripa të ndalojë të dali në sipërfaqe. Nëse kripa zhduket, do të thotë që energjitë negative janë eleminuar./b.l/noa.al/